Jep dorëheqje Shpend Ahmeti

Aktuale December 13, 2017 - 11:01

Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga posti i asamblistit në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Kjo pasi dje u certifikua si kryetar i Prishtinë.

Shpend Ahmeti zëvendësohet nga asamblisti i radhës i VV’së, Mirsad Vitia, shkruan gazetametro.net.

“KQZ, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës të dorëzuara në KQZ më datën 11.12.2017, për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit z. Shpend Ahmeti, pas dorëheqjes së tij të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Kuvendit të Komunës, për arsye se i njëjti është zgjedhur Kryetar Komune në Prishtinë”, thuhet në vendimin e KQZ-së./gazetametro.net