Zyrtari i Komunës së Gjilanit: Shqiptarët e Luginës veç probleme na bëjnë, të shkojnë në Serbi!

Aktuale December 12, 2017 - 22:33

Nexhat Buzuku zyrtar i lartë për arsim në Gjilan, ka deklaruar se ”luginasit që jetojn në Gjilan, në lagjen Avdullah Presheva janë problema dhe i bëjnë dëme qytetit të Gjilanit, e lagjës së tij.”

Tendencë e ulët të i identifikojë luginasit si problemagji.

Buzuku ka shkruar: ”të dëbuarit nga malësia e Bujanocit le të largohen nga Gjilani, e le të shkojn në sërbi se atje shteti po iu jepka jetë të mirë se këtu vetëm probleme po na bëjnë.”

I menjërshëm ka qenë reagimi i qytetarëve nga  Lugina e Preshevës, të cilët kanë kërkuar që kryetari i Gjilanit të ndërmarrë masa ndaj Nexhat Buzukut.

Një pyetje për juve z.Nexhat Buzuku:

”Cilit shërbim të fsheht i shërbeni BIA-së apo UDB-së?”

Kërkojmë nga komuna e Gjilanit, respektivisht kryetari Lutfi Haziri të ndërmerë masa ndaj profesorit të Gjimnazit ”Zenel Hajdini”, z.Nexhat Buzuku, për nxitje të urrejtjes, gjuhës denigruese, nxitje të përçarjes ndër shqiptare dhe rrezikim të një komuniteti që jeton në Gjilan.

Këto tendenca për të përçarë shqiptarët në baza rajonale, janë vetëm nga armiqtë e shqiptarëve! Diçka me rëndësi që ia vlen të thuhet: autori është profesor në Gjimnazin Zenel Hajdini në Gjilan./Lugina-lajm.com

Image