Vetëvendosje reagon për bisedat e fundit të publikuara, thotë se janë të montuara

Aktuale December 12, 2017 - 21:46


Lëvizja Vetëvendosje me anë të një njoftimi i ka cilësuar si të montuara bisedat e fundit të publikuara në rrjetet sociale.

Kjo parti ka thënë se të gjitha shkrimet në ato biseda janë të pavërteta, transmeton lajmi.net

“Mesazhet e publikuara janë të montuara Lëvizja VETËVENDOSJE! dematon këtë lajm. Asgjë nga ato që thuhen aty nuk janë të verteta, e as ai grup i bisedës nuk ekziston. Këto janë tentime për ta manipuluar opinionin, përmes shpifjeve e montazhave, në një kohë kur Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme”, thuhet në komunikatë.

Sipas VV-së këto janë tentime për t’i dëmtuar deputetët e saj.

“Çdo tentim përmes rasteve të montuara dhe shpifjeve, t’i dëmtojë deputetët e saj, është duke u përpjekur ta dëmtojë Lëvizjen. Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër tentimet e kujtdo qofshin ato për të njollosur deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe Lëvizjen”, thotë komunikata.

Ndryshe më herët disa media publikuan biseda në Viber ku shiheshin duke komunikuar disa zyrtarë të VV-së.

Pikërisht në bisedat në këtë rrjet social, Aida Dërguti e kishte quajtur m**, Albin Kurtin.