Lajmërohet Arbër Zaimi: Kjo është kërkesa e tij pas thyerjes së VV-së

Aktuale December 12, 2017 - 21:05

Aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi përmes rrjetit të tij social ka kërkuar që problemi i brendshëm i VV-së të zgjidhet në mënyrë demokratikec.

Zaimi ka thëne se duhet thirrur mbledhje e zakonshme e këshillit.

Postimi i plotë i Zaimit:

Si aktivist i Lëvizjes kërkoj që të zgjidhet problemi i brendshëm në mënyrë demokratike, me debat të hapur e transparent, në organe e forume, sipas rregulloreve e statutit.

Këshilli i Përgjithshëm me statut mbahet një herë në tre muaj. I fundit është mbajtur në gusht. Duhet thirrur mbledhje e zakonshme e Këshillit.

Po ashtu, sipas statutit ka ardhur koha për zgjedhje të zakonshme të kryetarit, sipas parimit “një anëtar një votë”. Secili le të kandidojë me platformë idesh. Fituesi e humbësi të shtrëngojnë duart, e fituesi të mos e përjashtojë humbësin.

Demokraci pa kushtëzime.

#VVdemokratike