BE hap rrugën për Serbinë e Malin e Zi (VIDEO)

Aktuale December 12, 2017 - 20:42

Derisa Serbia dhe Mali i Zi po bëjnë hapa përpara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, pavarësisht çështjeve të pazgjidhura me Kosovën, është kjo e fundit ajo që ka ngecur.

Kosova nuk ka ende datë se kur do t’i hiqen vizat, derisa shteti serb dhe ai malazez tani e dinë vitin se kur do të hyjnë në familjen evropiane.

Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2025.

Kështu të paktën pati deklaruar presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, vetëm pak javë më parë, njofton Klan Kosova.

E kjo edhe mund të pritet, pasi këto vende të Ballkanit Perëndimor, që dikur ishin bashkë, kanë hapur këtë javë kapituj të ri për negocim me BE-në.