Deputetja e VV-së për Albin Kurtin: Ai është i pakontestueshëm

Aktuale December 12, 2017 - 19:44

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka lartësuar figurën e ish-liderit të partisë Albin Kurtit.

Ajo ka thënë se Kurti nuk ka nevojë për mbrojte në organizatë sepse sipas saj ai është i pakontestueshëm.

“Ai nuk ka nevojë për mbrojtje në organizatë, sepse është i pakontestueshëm nga të gjithë. A nuk e tregoi këtë fushata nacionale dhe ajo lokale. Ai ka nevojë për unitet të organizatës. Ai ka nevojë për të gjithë ne, dhe secilin veç e veç”.

“Unë pashë shumë brengë, shumë sinqeritet, shumë kolegialitet, shumë vullnet për ta çuar organizatën përpara, por edhe shumë nevojë për reflektim nga të gjithë. Unë e di që secili e merr përgjegjësinë për veprimet e veta, por as meritat nuk duhen mohuar. Mos nxitoni”, ka përfunduar shkrimi i deputetes së VV-së