Vuçiq takon Macron, ai i drejtohet me 'Miku im, Aleksandër'

Aktuale December 12, 2017 - 18:27

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në “Elysee Palace”.

Të dy janë takuar para se të mbahet konferenca për ndryshimet klimatike e cila mbahet në Paris, njoftojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Takimi i tyre ka qenë shumë miqësor, sipas asaj që thuhet. Presidenti francez iu ka drejtuar Vuçiq-it me shprehjen “Miku im, Aleksandër”.

Përveç takimit të shkurtër që kanë pasur, Macron ka konfirmuar se Serbinë do ta vizitojë në gjysmën e parë të vitit 2018.