Berisha takon Sefajn, flasin për transformimin e FSK-së në ushtri

Aktuale December 12, 2017 - 16:16

Ministri i  Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, priti sot në vizitë zyrtare, ministrin e Punëve të  Brendshme, Flamur Sefaj.

Berisha gjatë takimit e njoftoi ministrin  Sefaj me arritjet e FSK-së, angazhimet aktuale të saj dhe në veçanti lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në FAK, i cili siç u shpreh Berisha, synohet të arrihet  mbi bazën e ndryshimeve kushtetuese dhe me konsensus të forcave politike, duke marrë edhe përkrahjen e përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë.

Ndërkaq, Sefaj, veç tjerash, gjatë takimit shprehu interesim të veçantë rreth përfitimit të përvojave nga MFSK/FSK në fusha të përafërta, që mund të jenë me interes edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dy institucione të rëndësishme të sigurisë në vend, transmeton Klan Kosova.