Një nga videot ku vërehen inatet e Molliqajt me Albin Kurtin (Pamje)

Aktuale December 12, 2017 - 14:43

Prej se është larguar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj ka nisur që edhe haptas të shpreh pakënaqësi ndaj themeluesit të LVV-së, Albin Kurtit.

Molliqaj, në këtë video të bërë më 17 nëntor, gjatë kohës së fushatës zgjedhore në Kaçanik, shihet teksa injoron Kurtin. Derisa të gjithë duartrokisnin, ai nuk e bëri të njëjtën gjë, shkruan Indeksonline

Mirëpo, kur publiku nisi të thërriste “Vetëvendosje, “Vetëvendosje”, Molliqaj ndërroi qasje.

Ndryshe, ish-sekretari i LVV-së në mbledhjen e fundit të kryesisë  së partisë kërkoi që Kurti të mos kandidohet përsëri për postin e kryetarit të partisë.

Për më shumë, shikoni videon: