Shembull i demokracisë, Sali Asllanaj kaq bukur ia dorëzon detyrën Bali Muharremajt (Foto)

Aktuale December 12, 2017 - 14:29

Shembull të mirë në Kosovë ka dhënë kryetari i deritanishëm i Suharekës, Sali Asllanaj. Ai i ka dorëzuar postin e kryetarit rivalit nga Alenca për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremajt.

Por, dorëzimi i detyrës me siguri se duhet të jetë shembull për të ndjekur pasi që Asllanaj i bëri pritje të denjë kryetarit të ri.

“Sot kam pranuar zyrtarisht postin e Kryetarit të Komunës së Suharekës.
E falenderoj Sali Asllanaj dhe stafin e tij politik për pritjen e sotme duke ju uruar suksese në punë.
Tash e tutje synimi im, është t’u shërbej qytetarëve pa dallim” shkruan Bali Muharremaj./Indeksonline/