Haradinaj: Vizita e Zaev e rëndësishme, jemi fqinj dhe na lidh perspektiva euroatlantike

Aktuale December 12, 2017 - 11:17

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë që ndihet i nderuar me vizitën e homologut të tij nga Maqedonia, Zoran Zaev, përderisa e vlerësoi këtë takim mjaft të rëndësishëm.

“Kjo vizitë është e rëndësishme. Ne jemi fqinj dhe na lidh perspektiva euroatlantike”.

“Sot kemi shtyrë përpara marrëdhëniet tona si dhe kemi marrë përsipër përmbushjen e disa obligimeve në interes të qytetarëve të të dyja vendeve” ka thënë Haradinaj.

Zaev është shprehur i lumtur me qëndrimin e tij në Kosovë përderisa bëri të ditur që janë nënshkruar 19 marrëveshje dypalëshe dhe 20 sosh janë në pritje.

“Ne jemi dy shtete që ndajmë aspirata të njëjta sepse e ardhmja jone është në NATO dhe në BE”.

“Dua të dërgoj mesazh për të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe investime për ekonomi, kulturë etj… . Vetëm kështu mund të vazhdohet me rritjen dhe bashkëpunimin e dy shteteve” ka thënë Zoran Zaev.

Ai gjithashtu bëri të ditur që ka ftuar Haradinajn për vizitë në Maqedoni, si dhe mbajtjen e një mbledhje të përbashkët, njofton Klan Kosova.

Image