Në Beograd mbahet raundi i katërt i dialogut për Kosovën

Aktuale December 12, 2017 - 10:53

Tryeza e katërt në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën do të organizohet sot nga Oda Ekonomike e Serbisë në Beograd.

Takimi në fjalë është organizuar për të diskutuar problemet për furnizimin me mallra  dhe shërbimet në Kosovë, ku përveç biznesmenëve dhe anëtarëve të kësaj ode të pranishëm do të jenë  edhe drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe sekretari i përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq,transmeton Klan Kosova.

Raundi i parë i dialogut u mbajt më 30 tetor dhe në të morrën pjesë mbi 40 avokatë, profesorë universiteti, dhanë mendimet e tyre për zgjidhjen e problemit të Kosovës , gjersa takimi tjetër bashkoi shkencëtarët nga instituti i akredituar nga shkencat humane dhe sociale në Serbi.

Ky dialog është iniciuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.