Ngacmimet seksuale në vendin e punës të ndëshkohen me ligj

Aktuale December 12, 2017 - 09:05

Qendra Kosovare për Studime Gjinore gjatë ditës së djeshme ka kërkuar që të miratohen politikat kundër ngacmimeve seksuale në vendin e punës, problem ky që sipas tyre duhet të jetë vepër penale e ndëshkueshme.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën për Studime Gjinore, me këtë rast ka thënë se miratimi i politikave kundër ngacmimeve seksuale do të finalizonte infrastrukturën ligjore në Kosovë. "Që nga viti 2006 insistojmë vazhdimisht që ta kemi një politikë, e cila i thërret institucionet tona për parandalimin e ngacmimit seksual. Kosova është duke e ndryshuar Kodin Penal dhe dëshirojmë që me Kodin Penal ngacmimi seksual të jetë një vepër penale e ndëshkueshme”, ka thënë ajo duke shtuar se “Ngacmimi seksual trajtohet në disa ligje, por të cilat nuk janë të rregulluara mjaftueshëm”.

Sipas Demollit, nuk ka rëndësi se si duken dhe si vishen gratë, por “ndodh më shpesh te gratë pasi ato janë në pozita më të pafavorshme”. Ndërsa ka shtuar më tej se gjykatat nuk e kanë asnjë rast të ngacmimit seksual dhe se duhet të inkurajohen personat që janë të ngacmuar.
Pjesë e konferencës ishte edhe bashkëshortja e Greg Delawie, Vanda Delawie, e cila ka thënë se rrëfimet për ngacmimet seksuale janë shqetësuese dhe se për shumë gra ky është një pranim i vonshëm i një realiteti të hidhur.
"Çfarë mund të jetë më fundamentale se e drejta e të gjithëve për të fituar bukën e gojës në mënyrë të drejtë. Ka shumë diskutime se çfarë duhet të bëhet. Nuk ka zgjidhje të vetme. Kjo është mundësia jonë për të krijuar mbështetje që kushdo që raporton të ndihet i sigurt për ta raportuar”, ka thënë Delawie...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)