Murtezaj: Pa fuqi vendimmarrëse në Kuvend nuk ecën agjenda europiane

Aktuale December 11, 2017 - 23:12

Ish-zëvendësministri i punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka vlerësuar se tremujori i qeverisjes Haradinaj nuk ka treguar se do të mund t’i arrijë hapat e mëdhenj të vendimeve.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës është i ndërtuar nga shumë copëza, të cilat e bëjnë të pamundur të rezultojë me efektet e nevojshme dhe të duhura të Kosovës si shtet i ri.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Murtezaj ka theksuar se pa fuqi vendimmarrëse ë Kuvend nuk ecën agjenda europiane.

Ai ka thënë se duhet kohezion kombëtar dhe kapacitete njerëzore e institucionale, të cilat kapacitete nuk i ka qeveria aktuale.

Murtezaj ka pohuar se edhe më tutje qytetarët e Kosovës mbesin të izoluar për shkak se ky koalicion nuk do të mund ta kalojë demarkacionin.