Lladrovci për Bekim Jasharin: Detyrat atdhetare në liri, gati po aq të vështira si sfidat e djeshme

Aktuale December 11, 2017 - 23:02

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot mori pjesë në solemnitetin e betimit të Bekim Jasharit në krye të komunës së Skënderajit.

Ai me këtë rast ka theksuar se ishte edhe i lumtur, edhe krenar dhe e ka uruar që të dalë faqebardhë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se “lavdia e Familjes Jashari, është e gjithëkohëshme, andaj, Bekim Jasharit i takon sfida por edhe përgjegjësia ta dëshmojë se detyrat atdhetare në liri janë gati po aq të vështira sa sfidat tona të djeshme”.

Shkrimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

“Sot, gjatë solemnitetit të betimit të kryetarit të ri të Skënderajit, Bekim Jasharit, isha i lumtur dhe krenar. I lumtur për shumë arsye, edhe krenar për shumë arsye.
Lavdia e Familjes Jashari, është e gjithëkohëshme, andaj, Bekim Jasharit i takon sfida por edhe përgjegjësia ta dëshmojë se detyrat atdhetare në liri janë gati po aq të vështira sa sfidat tona të djeshme.
Suksese Bekim Hamzë Jashari, dalsh faqebardhë!”