Përfundon mbledhja e kryesisë së VV’së, Visar Ymeri flet për dorëheqjet

Aktuale December 11, 2017 - 21:10

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mohuar se ka dorëheqje brenda lëvizjes përpos të asaj të Aida Dërgutit.

“E pranuam dorëheqjen e zonjës Aida Dërguti nga pozicioni i saj si anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga pozita si kryetare e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka dënuar gjuhën e përdorur nga Dërguti.

Ai ka mohuar se anëtarët e kryesisë, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu të kenë dhënë dorëheqje, pasi së fundmi u raportuara se ka pasur një kërkesë nga ana e tyre.

"Përkundër atyre që janë raportuar në media, që nuk janë të vërteta, nuk ka asnjë dorëheqje tjetër”, ka thënë Ymeri.