PDK dorëzohet për Demarkacionin!

Aktuale December 11, 2017 - 19:55

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend, Memli Krasniqi thotë se demarkacioni me Malin e Zi nuk i ka votat për ratifikim në Kuvend.

“A do të jenë të mjaftueshme këto vota nuk jam i sigurt. Duhet të jenë 2/3 e Kuvendit dhe me qëndrimet e shprehura deri më tani duket se nuk janë”, tha Krasniqi për televizionin Dukagjini.

Por nënkryetari i PDK’së thekson se kjo nuk do të ndikoj në koalicionin që kanë me Aleancën për Kosovë të Re dhe partitë e tjera.


“Dallimet tona për sa i përket çështjes së demarkacionit nuk janë të reja. Janë dallime që kanë ekzistu vite me radhë dhe vazhdojnë me ekzistu.

 Nuk kanë qenë pengesë në formimin e koalicionit nuk do të jenë pengesë as në vazhdimin e koalicionit.

 Është një çështje thelbësore e cila deshëm apo s’deshëm ne ndërlidhet me të drejtën funamentale të qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm nëpër Europë dhe kjo nuk është një çështje e cila varet nga ne për fatin tonë të keq, por është çështje e cila varet nga ata që i qesin rregullat në rastin e liberalizimit të vizave, e këta janë Bashkimi Europian”, tha Krasniqi.