Ahmeti: Nuk ka ndarje në Lëvizjen Vetëvendosje

Aktuale December 11, 2017 - 17:59


Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti sapo doli nga mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka konfirmuar qe kjo është nje mbledhje e zakonshme dhe nuk do te ketë diçka të jashtëzakonshme, raporton zeri.info

Ai ka thënë se në mbledhje primar ishte diskutimi për aktivistët e dënuar të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa i pyetur nëse do të aplikohen masa ndëshkuese për Aida Dergutin tha se LVV nuk do të ndërmerr asgjë pasi Derguti tashmë ka dhënë dorëheqje.

Kurse krejt ne fund ai tha se ne LVV nuk ka ndarje.

"S’do këtë ndarje se di pse po fokusoheni këtu", ka thënë ai./Zeri.info/