Jovanoviq: Serbia duhet të dalë me zgjidhje për Kosovën në 2018-n

Aktuale December 11, 2017 - 15:01

Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se  vitin e ardhshëm Serbia duhet të dalë me një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

“Nëse nuk e bëjmë ne , do të bëjnë pa ne, dhe është një zgjedhje më logjike që të jemi faktorë në proces sesa të heqim dorë”, tha ai.

Serbia me iniciativën e presidentit, Aleksandar Vuçiq Vuçiq ka në tetor të këtij viti ka nisur dialogun e brendshëm për Kosovën.

Kreu i shtetit serb pati thënë se pret që me një propozim për Kosovën të dilet në mars të vitit 2018.