Edhe Glauk Konjufca thyen heshtjen, flet para fillimit të mbledhjes së kryesisë

Aktuale December 11, 2017 - 14:40

Anëtarët e Kryesisë së Vetëvendosjes po shkojnë në selinë kryesore të partisë për të mbajtur mbledhjen, ku po pritet të vendoset për fatin e deputetes Aida Dërguti, pas fyerjes që i bëri Albin Kurtit.

Aty ka arritur edhe Glauk Konjufca, i cili deri më tani s’ka thënë asnjë fjalë.

Në mbledhjen e Kryesissë që që po pritet të mbahet tani ka arritur edhe Glauk Konjufca, i cili, nuk ka thënë asgjë rreth fyerjes së Aida Dërgutit ndaj Albin Kurtit.

 “Më vjen shume mire per ket interesim kaq te madh për Vetëvendosjen”, thotë Glauk Konjufca, njeriu më i afërt i Albin Kurtit.

Glauk Konjufca thuhet se vazhdon të përkrah Albin Kurtit edhe pas ndarjes në dy grupe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndyshe, kjo mbledhje po mbahet pas kërkesave të shumta të kryetarëve të degëve të Vetëvendosjes dhe aktivistëve të kësaj partie prej të premtës kur u bënë publike disa biseda ku Aida Dërguti e kishte quajtur mut Albin Kurtin.  /Express/