Në 2018 Shqipëria hap negociatat e anëtarësimit në BE

Aktuale December 11, 2017 - 14:26


Shqipëria do të hapë vitin e ardhshëm negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, thuhet në një editorial të politico.eu, shkruar nga Harry Cooper.


”Bashkimi Evropian kërkon të tregojë se po kujdeset për Ballkanin”, thuhet në editorial.
”Juncker dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani pritet të vizitojnë rajonin në fillim të vitit të ardhshëm”, sipas zëdhënsve të të dy liderëve.

Ndërkohë, edhe Bullgaria ka deklaruar se kërkon të ndihmojë Ballkanin Perëndimor gjatë kohës kur ajo do të marrë presidencën e radhës të BEs-, në fillim të janarit të ardhshëm.

Suela Janina, ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian thotë se sinjali i Junckerit për rajonin u vlerësua shumë.

”Komisioni Evropian po bëhet gati të rekomandojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë në gjysmën e parë të vitit”, thekson editoriali.

Liderët evropianë, të cilët favorizojnë zgjerimin argumentojnë se futja e vendeve ballkanike do të ishte në vetë interesin e bllokut.

Të gjashtë vendet ballkanike janë të rrethuara nga anëtarë të BE-së në veri, perëndim dhe lindje.