Raportimi i shefit të AKI-së po bëhet me dyer të mbyllura

Aktuale December 11, 2017 - 13:00

Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi tashmë është paraqitur para deputetëve të  Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së, para të cilëve do të raportojë për punën e këtij institucioni.

Në mungesë të kryesueses së këtij komisioni Donika Kadaj-Bujupi e cila ndodhet në paraburgim, kjo mbledhje do të drejtohet nga deputetja Ganimete Musliu.

Para se ky raportim të mbyllet për media, është bërë e ditur se ka kuorum të mjaftueshëm që kjo mbledhje të mbahet pasi janë të pranishëm 6 anëtar të këtij komisioni./Express.