Serbia mirënjohëse ndaj Tunizisë për mosnjohjen e Kosovës

Aktuale December 11, 2017 - 12:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar sot kredencialet e ambasadorit të Tunizisë, Seif Alah Rezheba, të cilit i shprehu mirënjohjen për qëndrimin e këtij vendi për mosnjohjen e Kosovës.

Duke përshëndetur diplomatin tunizian, kreu i shtetit serb theksoi se marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u krijuan 60 vjet më parë dhe se Serbia dhe Tunizia kanë ndërtuar një miqësi të fortë gjatë viteve, bëri të ditur zyra për media e Vuçiqit, transmeton Klan Kosova.