KQZ-ja certifikoi rezultatet në Prishtinë e Prizren

Aktuale December 11, 2017 - 12:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të raundit të dytë.

KQZ-ja në mbledhjen e mbajtur sot ka certifikuar rezultatet për kryetar të Komunave në Prishtinë, Prizren, Klinë, Rahovec dhe Ferizaj, raporton “Zeri.info”.

Po ashtu në këtë mbledhje KQZ-ja certifikoi edhe Listën Përfundimtare të Votuesve për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahen më 17 dhjetor 2017.

Kjo listë përfundimtare e votuesve brenda Komunës së Istogut përmban 49 mijë e 150 emra të votuesve, raporton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.  

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetar të Komunave: Prishtinë, Prizren, Klinë, Rahovec dhe Ferizaj.

 

Image

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën Përfundimtare të Votuesve për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahen më 17 dhjetor 2017. Lista Përfundimtare e Votuesve brenda Komunës së Istogut përmban 49 mijë e 150 emra të votuesve.

Ndërsa numri i votuesve nga jashtë Kosovës është 85, pasi këta votues gjatë periudhës së konfirmimit dhe verifikimit (2 dhjetor – 6 dhjetor) kanë sjellur dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues. Kurse, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë janë kthyer si votues në listën votuese brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.