Korrupsioni një nga sfidat e Kosovës

Aktuale December 11, 2017 - 11:54

“Kosova ka nevojë të luftojë çdo ditë korrupsionin”, është një nga përfundimet në debatin me temën “Funksionimi i mekanizmit kundër korrupsionit: Sfida e kopsitjes së një lënde korrupsioni për prokurorinë”, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast prokurori i shtetit, Shqipdon Fazliu tha se 55% të rasteve për korrupsion janë dënuar si të tilla.

Sipas tij pavarësisht punës që bënë institucioni që ai udhëheq, kur e shohim rezultatet nga gjykatat e shohim se kemi një hendek sa i përket kësaj çështjeje.

“Në vitin 2016 kanë ndodhur reformat por po ashtu jemi dëshmitar që situata nuk ka ndryshuar kushedi se sa”, tha ai duke shtuar se “është koha që edhe institucionet tjera ti kushtojnë rëndësi kësaj “.

Ai shtoi se ata kanë ide për reforma të reja si dhe konsiderojmë se ka nevojë për ndryshime të thella.

Në anën tjetër Libor Chlad, përfaqësues i Zyrës së BE-së tha se BE-ja ka qenë gjithmonë bashkëpuntore në fushën e drejtësisë dhe korrupsionit në Kosovë, si dhe ka qenë një ndër protagonistët kryesor në ketë fushë.

Sipas tij duhet ta rrisim efikasitetin dhe ta luftojmë korrupsionin.

Ai gjithashtu tha se gjithë institucionet duhet bashkërisht të japin rezultat të duhur, raporton “Zeri.info”.

Pjesëmarrës në këtë debat ishte edhe Shaip Havolli nga Agjencia Kundër Korrupsion i cili tha se ata po vazhdojnë në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.

"Nuk jemi të kënaqur me arritjet tona, edhe pse përkushtimi ka qenë maksimal, por nganjëherë korrupsioni është vështirë të hetohet", tha ai.

Sipas tij Agjencia Kundër Korrupsionit është në përfundim të kontrollit plotë në raste që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Ai përfundoi duke thënë se nuk është gjithçka zi në Kosovë por që ka nevojë për përmirësime. /ZERI

Image