QKSGJ kërkon miratimin e politikave kundër ngacmimeve seksuale në punë

Aktuale December 11, 2017 - 11:48

Qendra Kosovare për Studime Gjinore sot ka organizuar konferencë për miratimin e politikës kundër ngacmimit seksual në vendin e punës në Kosovë.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën për Studime Gjinore tha se ngacmimi seksual duhet të trajtohet dhe të parandalohet në vendin e punës.          

"Që nga viti 2006 angazhohemi që të kemi një politikë që i thërret institucionet tona për ndalimin e ngacmimit seksual. Kosova është duke e ndryshuar kodin penal. Dëshirojmë që ngacmimi seksual të jetë një vepër penale e ndëshkushme. Me këtë ndihmojmë të njihet se çfarë është ngacmimi seksual", thekson ajo.

Sipas Demollit, ngacmimi seksual trajtohet në disa ligje por të cilat nuk janë të rregulluara mjaftueshëm.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe zonja Vanda Delawie.

Ajo theksoi se rrëfimet për ngacmimin seksual janë shqetësuese dhe se për shumë gra ky është një pranim i vonshëm i një realiteti të hidhur, transmeton Zeri.

"Çfarë mund të jetë më fundamentale se e drejta e të gjithëve për të fituar bukën e gojës ne mënyrë të drejtë. Ka shumë diskutime se çfarë duhet të bëhet. Nuk ka zgjidhje të vetme. Kjo është mundësia ynë për të krijuar mbështetje që  kushdo që raporton te ndihet i sigurt për ta raportuar", theksoi Delawie.

Ndërsa Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë tha se institucionet obligohen të mbledhin statistika për grupet e ndjeshme dhe të rrezikuara./Zeri.

Image