Jep betimin Bekim Jashari

Aktuale December 11, 2017 - 10:51

Është duke u mbajtur seanca e Kuvendit Komunal në Skenderaj ku do të betohet kryetari i ri i Skenderajt Bekim Jashari.

Jashari në zgjedhjet komunale të shtatorit kandidoi i pavarur kështu dhe mori votat e qytetarëve të komunës së Skenderajt, ndërsa sot ai jep betimin e tij për një qeverisje të mirë dhe për plotësimin e kërkesave të qytetarëve që në numër nuk janë të paketa, shkruan Zeri.info

Në këtë seancë inauguruese përveç betimit të kryetarit të ri betohen edhe anëtaret e Kuvendit të Komunës, po ashtu bëhet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit.