Haradinaj paralajmëron vizitën e kryeministrit maqedonas në Kosovë

Aktuale December 11, 2017 - 09:40

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se homologu i tij nga Maqedonia, Zoran Zaev nesër do të vizitojë Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur i bindur se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet në mes dy vendeve.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Nesër e mirëpres Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, si shenjë e vullnetit të mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të vendit tonë dhe Republikës së Maqedonisë.

Jam i bindur se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet tona, duke avancuar në të gjitha temat, pavarësisht se sa mund të jenë të ndjeshme ato.

Si Kryeministër i vendit, do të përfaqësoj denjësisht popullin dhe shtetin e Kosovës në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme, kurse qytetarët e vendit duhet të na japin hapësirën dhe respektin e nevojshëm që ne t’i thellojmë këto raporte dypalëshe.