Komuna e Gjilanit ka një njoftim shumë të rëndësishëm për qytetarët

Aktuale December 10, 2017 - 21:31

Komuna e Gjilanit njofton se pas reshjeve të borës, operatori i kontraktuar nga kjo komunë, është duke punuar në terren dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme deri në këtë moment.

Komuna njofton opinionin deri tani nuk është paraqitur asnjë problem, përfshirë hyrje daljet, të gjitha rrugët brenda qytetit dhe fshatrave, e as në ato ndërkomunale.

 

“Qytetarët që eventualisht mund të hasin në ndonjë problem, luten që të kontaktojnë numrin kujdestar të Komunës cili është i hapur 24 orë: +37744291537”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.