Rrëfimi i Haradinajt për ndarjen e LAN-it në Gllogjan: Dardani nuk e linte me fol Albinin

Aktuale December 10, 2017 - 18:48

Teksa përplasjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të dalin në publik duke vënë në pah dallimet mes Dardan Molliqajt si ish-sekretar organizativ në parti dhe ish-liderit Albin Kurti për postin e të parit në parti, një intervistë e Ramush Haradinajt e dhënë korrikun e vitit të kaluar, shpalosë një detaj nga një ngjarje që pati quar në ndarjen e  bllokut opozitar VV, AAK dhe NISMA.
Kryepresonazh në atë ngjarje që kishte ndodhur në fillim të vitit të kaluar është Dardan Molliqaj.

 

Të tri partitë që për më shumë se gjysmë viti ishin bërë bashkë për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komuanave Serbe në Kosovë dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

 

Liderët e tri partive së bashku me anëtarët më të lartë të tyre, ishin mbledhur në Gllogjan, në kullën e Ramush Haradinajt. 

 

Aty, sipas rrëfimeve të të dyja palëve ishte ndarë edhe blloku VV-AAK-NISMA.Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, tash kryeministër i vendit, në intervistën e dhënë për emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, tregon sesi Dardan Molliqaj nuk i kishte lënë të fliste Albin Kurtin, Visar Ymerin e Shpend Ahmetin.

 

“Aty ishte kryetari i partisë Visar Ymeri, ishte ish-kryetari i partisë, unë e quaj si kryetar nderi sepse Albini ka influencë, aty ishte kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, pra ishin dikushi. Kurrnjani prej tyre nuk pat fjalë, e aty doli sekretari”, fillon rrëfimin Haradinaj teksa shpjegon takimin në kullën e Gllogjanit, që u pat bërë e njohur për tensionin që ka krijuar Vetëvendosje përmes Molliqajt
.

“Dardani e murr fjalën, e tha qa kish me thon…”, tregon Haradinaj, teksa pyetej nga autorja nëse 

“Molliqaj ishte treguar më kryetar se të tjerët”.“Jo ata meten tu shukatë. Dhe tash cka bënë ashtu,qysh?

 Një marrëdhënie partneriteti në organizatë, ku secili prej tyre e ka detyrën e caktume, nuk egziston. 

Aty egzistojke veç ky”, përfundon Haradinaj.E rrëfimi i Molliqajt dhënë për RTK-në është krejtësisht tjetër.
 

Kishte rrëfyer se prishja e LAN-it ishte bërë për shkak të prijësit të listës zgjedhore të LAN-it që sipas Molliqajt, Haradinaj insistonte të ishte ai. 

Në këtë intervistë Molliqaj thoshte se VV-ja insistonte që prijësi i listës të ishte dikush pa dosje ose dyshime për korrupsion, por së paku  në këtë intervistë nuk e përmendte në mënyrë spëcifike Albin Kurtin.