Kuvendi sot voton buxhetin për vitin 2018

Aktuale December 10, 2017 - 08:05

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën, ku në rend dite ka votimin e Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Gjatë kësaj jave, Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë buxhetin, pasi opozita e ka kundërshtuar, ndërsa pozita nuk i ka pasur numrat për ta kaluar atë.

Seanca për votimin e buxhetit është caktuar të mbahet sot në orën 15:00.