Mosmarrëveshjet Kuvend – Komunë lënë sheshin 'Adem Jashari' pa u rinovuar tërësisht

Aktuale December 09, 2017 - 19:37

Sheshi “Adem Jashari” në kryeqytet pritet të rregullohet brenda vitit 2018, njofton Klan Kosova.

Megjithatë ka gjasa që vetëm pjesa nga ana e objektit të komunës të pësojë ndryshime, kjo pasi komuna nuk ka marrë leje për intervenim edhe nga ana e kuvendit të Kosovës.

Sipas zyrtarëve të këtij institucioni komuna e Prishtinës nuk ka kërkuar leje për intervenim në atë pjesë.