A ishte refuzimi i Aida Dërgutit që të kandidonte për Vushtrrinë thyerja e madhe në LVV?

Aktuale December 08, 2017 - 18:21

Aida Dërguti i kishte thënë qartë Albin Kurtit dhe kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje që nuk dëshiron të kandidoj për kryetare të Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Kurti dhe të tjerët kishin insistuar që Dërguti të kandidojë për Vushtrrinë për kot. Këtë e ka thënë edhe miku i Aidës, deputeti tjetër i VV-së, Dardan Molliqaj.

Ai në një emision televiziv e konfirmuar se Dërguti nuk ka pranuar të kandidoj për Vushtrrinë. Një gjë e tillë duket se i ka irrituar fort krerët e VV-së.

“Aida Dërguti shiti fitoren, përkundër faktit që qytetarët deshtën ta bëjnë ndryshimin…”, kishte shkruar Fidan Feka, ish kandidat i VV-së për deputet nga Vushtrria, shkruan lajmi.net.

Duket se presioni i madh ndaj Aida Dërgutit ka ndikuar edhe në përçarjen e madhe të VV-së. Kjo përçarje u manifestua sot kur dolën email-at që janë shkëmbyer ndërmjet kryetarit Visar Ymeri dhe anëtarëve tjerë të kryesisë, ky fajësohej zonja Dërguti.

Më pas, në publik u shfaq edhe SMS-i ku Dërguti i referohej Albin Kurtit me “m**”.

Deri me tash nuk ka asnjë deklarim zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë skandal.