Nuk i jepet fjala në Kuvend, Labinot Tahiri merr fjalën ‘live’ në Facebook

Aktuale December 08, 2017 - 18:17

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, përmes një postimi në Facebook është ankuar se nuk po i jepet fjala në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se nuk po vije asnjëhere rradha për të folur sa herë që ai do dhe se ka mbetur si deputet jetim i Behgjet Pacollit.

Tahiri teksa vazhdonte seanca në Kuvend, ka marrë fjalën ‘live’ në Facebook, ku ju është drejtuar qytetarëve për ato tema që ka dashur t’i thotë në foltoren e Kuvendit.

Postimi i tij i plotë:

“Nuk po me vjen rendi me fol, se kam mbetur si Deputet Jetim i Behgjet Pacollit në Kuvend! Arsya është se puna e Deputetit, nëse nuk është në një grup parlamentarë nuk mund ta marr fjalen sa herë që dua..!

Pra, shume rrallë me jepet fjala.
Sot, deshta me fol e me marr fjalën për rastet që jane qeshtje esenciale në shendetsi, konkretisht për Leokimine. Dhe te loboj edhe te Deputetët që ta ndihmojmë Studentin, Florent Hoxha nga Drenasi, i cili po vuan nga Leokimia.

Une jam nje deputet nga ju i zgjedhur, vetem që të ngriti zërin tim si qështje për jeten dhe te ardhmen e vendit.
Edhe diqka, këtu nuk flasim për ato premtime në fushata qe i kemi dhënë, por flasim gjera që nuk ju interesojne fare qytetarëve..! Me shume inate partiake e personale mes deputetëve, ministrav të kaluar e te tanishem..!

POLITIKA

Unë mendoj që Trepça është në territorin e Kosovës e jo të Serbisë.” .