Mimoza Kusari-Lila i reagon Haradinajt që ia përmendi Gaddafin

Aktuale December 08, 2017 - 18:14

Një ditë më parë, në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përplasje mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetes Mimoza Kusari-Lila.

Teksa po debatonin për tema të tjera, Haradinaj ia përmendi asaj një vizitë të delegacionit të Kosovës te ish-diktatori i Libisë, Muammar Gaddafi.

Përgjigja e deputetes Kusari-Lila ndaj deklaratës së Haradinajt se “nuk di të vallëzojë para Gaddafit”, është kjo: “Nuk ka rëndësi kërkimfalja. Mjafton ta ketë veten në kontroll. Ka rëndësi përfaqësimi i Kosovës e jo shfryrja e inateve personale. Nëse ka këtë qasje, kemi problem me përfaqësimin e vendit”, tha ajo në Fakt Plus në Tribuna Channel.