Presidenti Thaçi ka një falënderim të posaçëm për presidentin francez, Marcon

Aktuale December 08, 2017 - 16:05

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Konferencën e Parisit, që po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës, në fillim të fjalimit të tij ka bërë një falënderim të veçantë për presidentin francez, Emmanuel Macron-in.Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova ka pasur një perspektivë evropiane që nga fillimi i viteve 2000, së bashku me pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Pasi jemi në Paris, më lejoni të përgëzoj presidentin e Francës z. Makron, i cili në fjalimin e tij për të ardhmen e Evropës e theksoi qartë se shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në kuadër të BE-së”, ka shtuar ai.Një diskurs i tillë, sipas presidentit Thaçi, është tepër i rëndësishëm, duke marrë në konsideratë se Franca si njëri ndër shtetet themeluese të BE-së, ka edhe një ndikim tepër të madh në Ballkan.Presidenti i Francës, Marcon, është duke qëndruar për një vizitë disaditëshe në kontientin e Afrikës.