Reagon Smajl Latifi pas vendimit të Supremes për Rahovecin

Aktuale December 08, 2017 - 15:03

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Rahovec, Smajl Latifi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka hedhur poshtë ankesën e PDK-së për këtë komunë.

Është hera e katërt që PDK dërgon ankesë për Rahovecin dhe i hedhet poshtë si e pabazë. Kurse, Latifi tani ka bërë thirrje që PDK ta pranojë rezultatin.

“Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmon sërish fitoren e pastër dhe të drejtë, së pari të qytetarit të Rahovecit, pastaj të Aleancës dhe në fund timen.

Tani presim çertifikimin e rezultatit në mënyrë që të vazhdojë jeta institucionale në Rahovec dhe që t’i rikthehemi sa më shpejtë punës!”, ka shkruar ai në Facebook.