Kundërshtimi i demarkacionit çon ujë në mulli të Serbisë, thotë Maliqi

Aktuale December 07, 2017 - 22:37

Opinionisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se çështja e demarkacionit duhet të përmbyllet me ratifikim në Kuvendin e Kosovës, nëse nuk duam të humbim kohë, dhe të pozicion në raportet dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaruar që këtë katrahurë të krijuar në Kosovë mund ta shfrytëzojë për përfitime të veta Serbia, ndërsa ka nënvizuar se nga ajo do të dëmtohet edhe vet kasta politike në vend.

“Kundërshtimi i demarkacionit mund të krijojë situatë ideale për Serbinë. Ajo mund ta shfrytëzojë rastin dhe të bëjë akrobaci të ndryshme, pasi janë më të rryer në diplomaci”.

“Këto politika janë kundërproduktive edhe për vet akterët kosovarë. Nëse vazhdojnë kështu, do ta dëmtojnë edhe pak Kosovën, por jo për gjatë”.