Aktuale

Syla: Demarkacioni s’u trajtua me seriozitet, Haradinaj arrogant

Syla: Demarkacioni s’u trajtua me seriozitet, Haradinaj arrogant
07 dhjetor 2017 • 22 : 00

Analisti Valon Syla, ka thënë se çështja e Demarkacionit, nuk është trajtuar me aq seriozitet nga zyrtarët e Qeverisë së vendit, sikurse ajo e kaluara e po ashtu dhe kjo aktuale.

Syla në Zona e Debatit në Klan Kosova,  madje ka kritikuar Qeverinë Mustafa për mostransparencë të mjaftueshme:

”E gjithë kjo ngatërresë ka filluar nga mungesa e transparencës së Qeverisë Mustafa. Të gjithë kanë menduar se kur Ramush Haradinaj të arrij në Qeveri, do të arrijë të ndalojë këtë kauzë”.

”BE sot nuk është fort e fortë sic ka qenë, Washingtoni i ka punët e veta. Këtu e shohim një joseriozitet i qasjes së një problemi që qe tre vjet po e bllokon Kosovën”.

Në Zona e Debatit, Syla konsideron se Kryeministri Ramush Haradinaj, po bën sjellje arrogante në Parlamentin e Kosovës, jo për të trajtuar çështjen e Demarkacionit, por për t’iu dhënë një mesazh ndërkombëtarëve:

”Nëse Haradinaj vazhdon me këtë arrogancë politike, se ai po sillet sikur të jetë parlamenti i tij, por po harron se as nuk e ka partinë e madhe e as nuk e ka mbështetjen”.

”Ai po sillet si një shumicë absolute pa e pasë. E pamë rastin e buxhetit, nuk arriti t’i mbledh 61 deputetë, por tregon për pafuqinë e tij”.

”Ky është në një koalicion që ka mendje të ndryshme për këtë punë. E gjithë kjo arrogancë më shumë lidhet me një mesazh që po tenton tua jap bashkësisë ndërkombëtare se sa atyre për Demarkacionin”.

”Është e vërtetë që Hashim Thaçi ka treguar një konstruktiviteti gjeneroz, por Hashim Thaçi e ka pas njëfar shumice. E gjithë kjo sjellje e Ramushit është një mesazh që iu jep vendeve të Quintit, për tiu thënë se kot e mbështesni Hashim Thaçin pa biseduar me Shefin e Qeverisë, se sa mesazh për Demarkacionin në esencë”, ka përfunduar Syla, njofton Klan Kosova.

© zëri.info