Haradinaj i replikon Mimozës: Nuk mbaheni mend për asgjë

Aktuale December 07, 2017 - 17:49

Ramush Haradinaj i ka replikuar Mimoza Kusari Lilës për akuzat që kjo e fundit ia bëri rreth zotimeve të tij.

Haradinaj i tha kryetares së Alternativës se nuk mbahet mend për asgjë, as kur ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë.

“Një kryetare e komunës që tre muj para se mu kry zgjedhjet ka dhënë dorehqeje për me rujt nje post për veti, nuk mbaheni mend për kurgjo”, u shpreh Haradinaj.

Tutje, tha se Qeveria të cilën e udhëheq nuk ka me qenë e përkryer por thekson se ka me qenë tepër vonë kur të kuptohen punët që janë bërë