Ramush Haradinaj përplaset me Mimoza Kusarin: Vallëzove para Gadafit

Aktuale December 07, 2017 - 17:39

Vazhdojnë përplasjet mes Kryemibnistrit dhe grupit Parlamentar të LDK’së. E fundit është ajo mes deputetes Mimoza Kusari dhe shefit të ekzekutivtit. Ai ia përkujtoi Kusarit një vizitë të një delegacioni ish-diktatori i Gadafit.

Kryeministri Haradinaj tha se po kritikohet nga një ish-ministre e Tregtisë që s’ka bërë asgjë dhe një kryetare të komuës, të cilin e ka lënë tre muaj para përfundimit të mandatit vetëm për të ruajtur postin e kryeministrit.

Më pas, Kusari i tregoi sukseset që ajo tha se i ka arritur gjatë kohës kur ishte pjesë e Qeverisë.

E, Haradinaj i tha se ajo do të njihet për vallëzimin para Gadafit, e për këtë vetë ai nuk do të njihet.

“Unë nuk di të kërcej para Gadafit, por di të punoj në vendin tem”,  ka thënë Haradinaj.

“E keni ulë dinjitetin e karriges që mbani”, ishte përgjigjja e Kusarit më pas.