Haliti: Në Doganë po ndalen kamerat për kontrabandë

Aktuale December 07, 2017 - 17:29

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, në seancën në të cilën po diskutohet për programin e Qeverisë, kërkoi nga kryeministri Haradinaj forcim të kontrollit të Doganave, ku sipas tij, po bëhet kontrabanda më e madhe me cigare, alkool e naftë.

“Z. Kryeministër t’u kisha lut me i kontrollu Doganat e Kosovës, jo me kamera, po me mekanizma, që të kontrollohen për mallrat që hyjnë, e që kur ato hyjnë ilegalisht ndalen kamerat. Cigaret, alkooli e nafta janë kontrabanda ma e madhe që po e gërryejnë buxhetin e Kosovës”, tha Haliti.

Më pas ai përmendi edhe ndërmarrjet e mëdha, pa i specifikuar me emra, të cilat sipas tij po bëjnë evazionin më të madh fiskal në Kosovë, “e disa specialistë këtu i kanë mësu vet qysh me i ba”.

KALLXO.com është duke e transmetuar LIVE seancën e sotme të Kuvendit.