Aktuale

BE: Jerusalemi të jetë kryeqytet edhe i Palestinës

BE: Jerusalemi të jetë kryeqytet edhe i Palestinës
07 dhjetor 2017 • 16 : 55

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë, duke u ndërlidhur me vendimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, se BE beson që zgjidhja e vetme e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës është për të dy vendet.

“Bashkimi Evropian e ka të qartë dhe unik qëndrimin. Ne besojmë që e vetmja zgjidhje reale për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës është dy vende, dhe Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i të dyja vendeve”, ka thënë Mogherini, përcjellë Klan Kosova.

Ajo ka theksuar se qëndrimi i gjithave 28 vendeve anëtare të BE-së ishte formimi i një shtetit Palestinës në territorin e pushtuar nga Izraeli në vitin 1967, pas luftës gjashtë ditore.

“BE do ta intensifikojë punën e saj me të gjithë partnerët regjional dhe ndërkombëtarë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me Lindjen e Mesme, ndoshta në një format më të gjerë”, ka thënë ajo.

© zëri.info