Kadri Veseli premton nënshkrimin për hetimin e SHIK-ut vitin e ardhshëm

Aktuale December 07, 2017 - 16:28

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas akuzave për vrasjen e komandant ‘Drinit’, ka marrë fjalën në foltore duke e përmendur hetimin e ShIK-ut.

Ai ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm do të nisë një proces shumë më transparent lidhur me veprimtarinë e ShIK-ut.

Por Veseli ka thënë se ai do të jetë i pari që do ta nënshkruajë hetimin e organizatës shef i të cilët ka qenë vetë.

Për më tepër, ai ka thënë se edhe deputetët e PDK-së janë të obliguar t’i sigurojnë 40 nënshkrimet për hetimin e ShIK-ut.

Megjithatë, Veseli ka thënë se hetimi i ShIK-ut do t’i skuq shumë njerëz.