Shala: Projektligji për demarkacion u tërhoq pasi gati u vramë

Aktuale December 07, 2017 - 14:03

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Haradinaj për tërheqjen e marrëveshjes me Malin e Zi nga Qeveria Mustafa, ka thënë se në atë kohë Marrëveshja u tërhoq nga Kuvendi pasi “gati u vramë”.

“U tërheq Projektligji sepse gati sa su vramë”, tha ai.

Ndryshe, Haradinaj ka thënë sot në seancë se nuk do ta tërheqë marrëveshjen dhe raportin e Bulliqit nga Kuvendi, ashtu siç bëri Isa Mustafa.