Haskuka krahason rastin e Kurtit me atë të Sekiraqës

Aktuale December 07, 2017 - 14:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, e konsideron të padrejtë që deputeti tjetër i këtij subjekti politik, Albin Kurti, është i prangosur në gjykatë për kundërshtim të demarkacionit dhe asociacionit, ndërkaq i akuzuari për vrasjen e policit Trium Riza, Enver Sekiraqa, është liruar nga masa e paraburgimit.

“Gjendja e (pa)drejtësisë në Kosovë”, shkruan kryetari i zgjedhur i Prizrenit në Facebook.

“Albin Kurti deputeti më i votuar në Kosovë dhe Donika Kadaj të PRANGOSUR në gjykatë ngase ishin kundër marrëveshjeve të padrejta të Demarkacionit dhe kundër Zajednicës të cilën Kushtetuesja e hodhi poshtë”.

“Pra “të rezikshëm” ata që e mbrojtën integritetin territorial dhe sovranitetin funksional të Republikës. Ata që nënshkruan të lirë”.

“Në anën tjetër Enver Sekiraqa i akuzuari per vrasjen e policit Tiumf Riza është liruar nga masa e paraburgimit. I kërkuari nga INTERPOLI, Naser Kelmendi poashtu i liruar nga masa e paraburgimit”.