Kuvendi në pauzë, seanca vazhdon në orën 15:00

Aktuale December 07, 2017 - 13:30

Seanca në të cilën po diskutohej rreth programit të qeverisë për periudhën 2017-2021 është ndërprerë për shkak të pauzës, me ç'rast e njëjta do të rinisë në orën 15:00, raporton zeri.info. Gjatë kësaj seance ka pasur përplasje të shumta mes pozitës e opozitës, e veçanërisht në mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetëve të LDK-së. Demarkacioni, që ende nuk është zgjidhur si çështje, ka qenë ajo që ka dominuar këtë seancë./Zeri.