Limaj: Sa herë një qeverisje ka provuar ta kapë vetë flamurin, ka dështuar

Aktuale December 07, 2017 - 13:16

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë seancës së sotme ku po diskutohet rreth programit qeverisës, ka thënë se e rëndësishme është që qeveria tashmë ka një program, i cili mund t’i pëlqejë ose jo opozitës.

“Sigurisht do të duhej të fillohej me program, pastaj me raportin e 100 ditëshit, pastaj me projektbuxhetin. Por përsëri e them se këto janë gjëra që kanë ndodhur. E rëndësishme është kjo, që qeveria e ka një program para qytetarëve, mund t’i pëlqejë, mund të mos i pëlqejë opozitës”, u shpreh ai.

Limaj tutje, tha se është mirë të jepen vërejtje drejt programit, por jo të thuhet se nuk mund të realizohet, raporton zeri.info. 

Lideri i Nismës gjatë fjalës së tij, foli edhe për temat nacionale, me ç’rast tha se ato nuk janë vetëm të qeverisë. Përkundrazi, siç ai u shpreh, asnjë qeveri deri tani nuk ka arritur “ta kapë flamurin vetë në dorë”.

“Temat nacionale, sa herë një qeverisje ka menduar ta kapë në dorë vetë flamurin ka dështuar. Temat nacionale janë të përbashkëta. Duhet të provojmë të ndërtojmë të bëjmë konsensus të përbashkët për vendin tonë, që i shërbejnë vendit”, theksoi ai. /ZËRI/