Konjufca: E vetmja qeveri në botë që ka sjellë buxhetin para programi

Aktuale December 07, 2017 - 11:41


Shefi i GP-së së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke folur rreth programit të qeverisë Haradinaj, ka thënë se kjo qeveri është e vetmja që ka ardhur në kuvend së pari me projektbuxhetin, e pastaj me programin e qeverisë, raporton Zëri.info.

“Tash e kemi lexuar programin e qeverisë dhe ajo që bie në sy është vëllimi i programit, është mjaft voluminoz. Por, ne e dimë që prej kur ekziston teksti në botë, vëllimi nuk është garanci e përmbajtjes së mirë dhe vëren menjëherë kah ta lexosh programin se është shumë i ngarkuar prej frazave. Krejt programi qeverisës është njëfarë përpjekje për t’iu përgjigjur pyetjes çka. Qeveria përgjigjet në pyetjen “qysh”, jo në çka. Këtu nuk ka asnjë përgjigje në pyetjen “qysh”. Psh, do të kemi ngritje ekonomike prej 7 përqind, por si, në cilat masa do ta bëni?”, ka theksuar Konjufca./zeri