Kjo është ministria pa asnjë zëvendësministër

Aktuale December 06, 2017 - 23:06

67 zëvendësministra janë emëruar deri tani në Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Emërimi i tyre është përcjell me akuza të mëdha nga opozita dhe shoqëria civile, raporton Indeksonline.

Madje ky numër i madh i tyre, u raportua se do t’i kushtoi mjaftë shumë buxhetit të Kosovës.

Siç mëson Indeksonline, ministria e vetme e cila nuk ka asnjë zëvendësministër është ajo e Integrimeve, e udhëhequr nga ministrja Dhurata Hoxha.

Pra në këtë ministri deri më tani nuk është emëruar asnjë zëvendësministër derisa në shumë prej diksaterve tani janë sistemuar deri në gjashtë zëvendësministra.